U strehuan përkohësisht, 117 afganë në Kosovë largohen drejt Mbretërisë së Bashkuar

16 Shtator 2021, 22:06 | Përditesimi: 16 Shtator 2021, 22:06

KOSOVË- Ditën e sotme 117 afganë të cilët ishin strehuar përkohësisht në Kosovë, janë larguar në drejtim të Britanisë së Madhe. Operacioni i zhvendosjes së afganëve është kryer nga forcat britanike, nën komandën e NATO-s.

Zëvendësambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jacob Webber ishte i pranishëm ditën e sotme në aeroportin e ‘Adem Jasharit’, ku falënderoi Kosovën për bujarinë e treguar lidhur me strehimin e afganëve.

r.k./Shqiptarja.com