U vodhën 15 mln euro evropianëve përmes mashtrimit në ‘Call Center’, zbulohet grupi kriminal, 2 në pranga! Sekuestrohen 11 pasuri të paluajtshme

17 Dhjetor 2022, 08:44

Një tjetër grup kriminal që ka mashtruar qytetarë evropianë përmes ‘Call Center ‘ është shkatërruar pas një hetimi më shumë se 1-vjeçar i SPAK. Dy persona janë vënë në pranga ndërkohë që lajm i rëndësishëm është fakti se11 pasuri të paluajtshme në pronësi të personave të arrestuar (banesa, truall, aktivitete tregtare, etj) janë sekuestruar