U vu në pranga në Abu Dhabi, anëtari i bandës së Plaurent Dervishajt u mbajt 2 javë në vëzhgim para se të arrestohej! Bëri rezistencë ndaj policisë arabe

24 Shkurt 2023, 12:08 | Përditesimi i fundit: 2023-02-24 16:09:30

Amar Dritan Shkëmbi, anëtari i bandës së Plaurent Dervishajt, i arrestuar një ditë më parë në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe është mbajtur për rreth 2 javë nga autoritetet vendase. Burime për Report Tv bëjnë me dije se gjatë momenteve të ndërhyrjes ka bërë rezistencë dhe ka qenë pa mjet identifikimi me vete.