U zgjodh në Këshillin Kombëtar të PD, Bujar Kapexhiu në Report Tv: 35 deputetët s’erdhën prej presionit nga ndërkombëtarët! Berisha ‘non grata’? Le të mos shkojë në SHBA, do jetë kryetar

2 Maj 2022, 13:11 | Përditesimi i fundit: 2022-05-02 14:25:57

Kapexhiu ishte i ftuar sot në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv për të folur mbi zgjedhjen e tij në organin e dytë më të rëndësishëm drejtues të PD. Ai tha se deputetët për interesa personale pas presionit të ndërkombëtarëve nuk mbështetën Berishën për të ruajtur karrigen e tyre.