U zgjua e shokuar nga shpërthimi me tritol i hotelit në Sarandë, banorja: Thashë se ishte tërmet! Shyqyr nuk kemi dëme

13 Shkurt 2023, 09:57

Një nga banoret e zonës që u zgjua e shokuar nga vënia e tritolit të hotel ‘Bizanti’ pranë shëtitores së Sarandës shprehet se tronditja ishte aq e fortë sa iu duk si tërmet.

“Thashë se qe tërmet, po shpëtuam. Kemi shtëpinë e kunatit dhe djalit këtu, por shyqyr nuk ka dëme. Dyqanin këtu e ka me qira një nga Tirana dhe e lajmëruam që të vinte”, tha banorja.