U zhduk 2 vite e gjysmë më parë, gjendet i pajetë turpi i 24-vjeçari Klevis Lleshi! Dyshohet se u mor peng e më pas u vra e u gropos në Shpërdhet të Kurbinit

6 Shkurt 2023, 19:11

Ishte shpallur dy vite e gjysmë më parë i zhdukur, polici e Kurbinit ka gjetur trupin e pajetë të 24 vjeçarit Klevis Lleshi. Burime bëjnë me dije se trupi i të riut është gjetur i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. Ai është zbuluar si rezultat i erozionit dhe banorë të zonës kanë njoftuar policinë e cila më pas ka kryer testin e ADN-së dhe ku ka rezultuar se i përkiste të riut nga Mati, Klevis Lleshi