Udhëtimet e përbashkëta me Beqajn dhe Rjepajn, flet biznesmeni Rrapaj: Shkuam në Prishtinë me disa profesorë italianë, ministria na vuri në dispozicion makinën

11 Nëntor, 14:32

Sa i përket udhëtimeve të përbashkëta me ish ministrin Ilir Beqaj dhe ish zv,ministrin Klodjan Rjepaj, avokati i Ilir Rrapaj ndërhyu ndaj kryetares së komisionit hetimor të Sterilizimit duke thënë të mos bëhen pyetje sugjestionuese. Sa i përket udhëtimit për në Prishtinë me makinën e ministrisë Rrapaj sqaroi në komision se kjo makinë u vu në dispozicion të disa profesorëve italianë me të cilët ishte për një takim zyrtar me rektorin e Universitetit të Prishtinës.

    No videos found.