Uji dyshohet se helmoi masivisht banorët në Krujë, ujësjellësi 'han pa porta'! S'ka roje, dryni që mban mbyllur derën e rrethimit të jashtëm hapet me dorë

26 Tetor, 13:42

Si 'han pa porta', kështu duket ujësjellësi në Krujë, ku mungojnë thuajse tërësisht masat e sigurisë. Uji dyshohet shkaku kryesor i helmimeve masive në Krujë, ku 370 qytetarë u paraqitën në spital për të kërkuar ndihmë, mes të cilëve edhe adoleshentë dhe 70 fëmijë, e nëse analizat do të vërtetojnë këto dyshime, nuk do të jetë një çudi.

Atë çfarë kërkon ligji për masat shtesë të sigurisë publike, në pikat që konsiderohen të një rëndësie të veçantë siç janë depot e ujit apo ujësjellësit, janë neglizhuar tërësisht në ujësjellësin e Krujës.

Në një vëzhgim të 'Report Tv' në terren rezulton se nuk ka roje që të mbrojë subjektin dhe e vetmja masë sigurie është një dry që mbyll portën e rrethimit të jashtëm, por që hapet lehtësisht me dorë. Po ashtu mungojnë edhe kamerat e sigurisë, ndërsa edhe kangjellat e rrethimit mund të kapërcehen krejt lehtësisht nga kushdo.

Ujësjellësi i Krujës u inagurua vetëm pak muaj më parë, gjatë fushatës elektorale, ndërsa qytetarët e Krujë konsumojnë masivisht ujin e rrjetit.

Qytetarët kanë filluar të shfaqin probleme shëndetësore, si dhimbje koke, dhimbje barku, diarre e të vjella që prej mëngjesit të djeshëm, e teksa dyshimet janë përqendruar te helmimi nga uji, furnizimi me ujë u ndërpre që prej mesditës së djeshme.

Ndërkohë janë marrë mostrat e ujit dhe përgjigjet e analizës epidemiologjike pritet të bëhen publike në orët në vijim.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha