Adriatik Lapaj mendon se ka ardhur koha në Shqipëri të vendoset një kufizim i mandatit të kryeminstrave deri në 2 mandate.
Në Studio Live, kreu i Shqipëria Bëhet, thekson se Rama e ka bërë ciklin, ka vite në politike dhe nuk mund të ketë një pangopësi të tillë, saqë kërkon edhe mandatin e katërt.
'Uji i pijshëm po ndenji qelbet. Çdo njeriu po nuk kuptoi kohën e tij gabon. Ka në kohë për të ardhur dhe për të ikur. Askush nuk është i përjetshëm. Ka një kohë që lindim dhe një kohë që vdesim. Gjithçka ka një kohë, pangopësia nuk është virtyt është ves. Rama e bëri ciklin tim. Ministër kulture, 12 vjet kryetar bashkie, 12 vjet kryeministër. Dua një mandat të katërt. Nëse nxjerr një kandidat tjetër edhe bën sens. Çështë kjo pangopësi nga të gjitha anët?! Duhet të kufizohen mandatet e kryeministrave. Po bindem. Nuk bëhet kështu. Nuk jemi më të zgjuar se amerikanët që e kanë me mandate.'