Ulen temperaturat, Dibra ‘mbulohet’ nga flokët e para të dëborës

10 Janar 2023, 09:31

Temperaturat janë ulur ndjeshëm, ndërsa në Dibër dhe Bulqizë kanë nisur reshjet e para të dëborës për vitin 2023.

Reshjet janë në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit. Reshje e dëborës ka edhe në afërsi të minierave të zonës D, në minierat e Martaneshit si dhe të Tërnovës.

Policia lokale bën thirrje drejtueseve të automjeteve që transportojnë minatorët të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhir në rast nevoje pasi terreni është i vështirë!

Gjatë natës ka patur edhe reshje shiu qarku Dibër por nuk raportohet për dëme apo bllokime rrugësh në zona malore.