Ulet çmimi i energjisë në 8.5 lekë deri në 31 dhjetor 2025, për familjarët që konsumojnë deri në 700 kilovat

8 Janar, 11:35

OSHEE ka propozuar një ulje të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që përdorin deri në 700 kilovat, duke vendosur çmimin në 8.5 lekë për kilovat.

Për ata që konsumojnë më shumë se 700 kilovat, çmimi do të jetë 9.5 lekë për kilovat, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë për familjet.

Hyn në fuqi më 1 shkurt 2025 deri në 31 dhjetor 2025.