Ulet mosha mesatare e fëmijëve të prekur nga skolioza! Fizioterapisti: Ndikon teknologjia dhe çantat e shkollës

10 Qershor 2023, 16:51

Qëndrimi i gabuar në bankat e shkollës, çanta e rëndë mbi kurriz apo qëndrimi për një kohë të gjatë në telefon kanë shtuar ndjeshëm rastet e skoliozës tek fëmijët. Kjo është grafia e shtyllës kurrizore të 13-vjeçari. Fizioterapisti Kleton Kadillari tregon se nga ekzaminimi dhe matjet e bëra, pacienti ka rezultuar me devijime posturale, të cilat fatmirësisht mund të riparohen.

“Në mosha të tilla rezultatet janë gjithmonë shumë të mira. Një rast shumë i rrallë kur pacienti ka sëmundje shoqëruese, fizioterapia mund të mos ketë efekt, por deri në moshën 15-16 vjeç  pacientët reagojnë shumë mirë ndaj fizioterapisë duke qenë se dhe shtylla kurrizore është më elastike dhe na jep mundësinë të punojmë më shumë me të. Kam përshtypjen se ndikon shumë dhe teknologjia dhe abuzimi me përdorimin e aparateve celular.”