Ulja e çmimit të energjisë elektrike, Rama: Për 3 vite do jemi e bëjmë Shqipërinë, vend me sovranitet energjitik

8 Janar, 12:40

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në ambientet e OSHEE-së çmimin e ri të energjisë elektrike që do ulet në 8.4 lekë nga 1 shkurti deri në 31 dhjetor 2025. Rama u shpreh se u deshën disa vitesh reformash që Shqipëria të arrijë në këtë vendim sot për uljen e energjisë elektrike.

Megjithë burimet natyrore, Rama thotë se Shqipëria nuk është ende një vit sovran, teksa thekson se për 3 vite do jemi një vend i tillë me fuqi eksportuese të energjisë në vendet europiane.