Ulja e temperaturave sjell shtimin e virozave të stinës! 30 vizita në ditë në qendrën shëndetësore në Tiranë, dominojnë problemet respiratore

26 Nëntor 2022, 17:49

Ndryshimi i temperaturave është shoqëruar me shtimin e virozave, sidomos tek të moshuarit e të sëmurët kronikë. Vetëm në qendrën shëndetësore 6 në Tiranë, kryhen rreth 30 vizita në ditë ku sipas mjekëve mbizotërojnë infeksionet respiratore.