“Ulkonja” ishte e fortë, Kudret Picorri

14 Tetor 2023, 20:42

Flet Kudret Picorri, Ish Shef i Avarive në Hekurudhën Shqiptare) 

Ishte mjet i fortë! Mbante mbi shpinë rrugë të gjata, e kemi përdorur për transport udhëtarësh dhe mallrash! Nuk krijonte probleme, madje madje edhe ato defekte që bëheshin ne i kishim marrë masat, sepse në çdo pike kalimi të Avullores TKT48-02 ne kishim njerëzit tanë. E quajtëm “Ulkonja” sepse ky hekur me shpirt në shinat e trenit ulëriste si ulkonjë, tha Kudret Picorri për emisionin Esencë nga Eljan Tanini që shfaqet çdo të martë dhe të premte ora 23:00 në ekranin e Report Tv.