UNESCO shpall Arkivën e negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro e Kel Marubit si pjesë të Memory of the World International Register

18 Prill, 15:59

UNESCO ka shpallur Arkivën e negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubit si pjesë të Memory of the World International Register.

Ndërsa lajmi u dha nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, kjo pasuri e rrallë fotografike që ka përjetësuar imazhin, jetën, historinë dhe shpirtin e shqiptarëve, merr sot vlerësimin më të lartë ndërkombëtar.