Ura e ndërtuar nga ushtria në Delvinë shembet 3 herë! 500 banorë të fshatit Vanë të izoluar: Bëjnë eksperimente që të marrin jetë njerëzish! Ta bëjnë tamam

1 Nëntor 2022, 20:46

Një urë në Delvinë e ndërtuar nga ushtria u shemb për here të tretë, duke lënë në izolim banorët e fshatit Vanë. Shkak dyshohet se janë punimet pa cilësi, ndërsa bashkia s’ka fonde për ta riparuar, ndaj pret sërish ndihmën e emergjencave civile.