‘Ura e Zogut’ monument kulture në rrezik shembje, arkitektja: Heshtja e ministrisë e implikon në këtë krim për të shkatërruar urën

17 Dhjetor 2022, 12:59

Prurjet e shumta të Matit kanë dëmtuar Urën e Zogut në Milot, monument kulture i kategorisë së parë. Në pamjet e xhiruara nga Report Tv, shihet fundosja e këmbës së urës për afro dy metra dhe dëmtimi i gjithë strukturës së saj. Ura shihet sikur do të rrëzohet nga momenti në moment, ndërsa në të është vendosur një shirit që ndalon qytetarët që të kalojnë mbi të, pasi përbën rrezik