‘Ura e zogut’, sfida e 2023, a do ta shpëtojnë ministritë? Kallfani: Është ngritur grupi punës, po studiohet terreni

3 Janar 2023, 16:30

Me një këmbë thuajse të ceduar, gërryerje të shtratit, amortizim,  degradimi i Urës 95-vjeçare me harqe që lidh dy ekstremet e lumit “Mat” ka prekur ekstremin. Shirat e dendura kanë përkeqësuar situatën, e nëse nuk merren masa mund ta çojnë drejt zhytjes. Viti 2023, sa i përket monumenteve në rrezik, nis me sfidën e rimëkëmbjes së kësaj ure historike të ideuar nga Mbreti Zog.