'Ura për Shqipërinë 2030', prezantohet programi për infrastrukturën, Rama: Synojmë hapësira të reja me standarde europiane për administratën dhe sipërmarrjen

9 Janar, 10:52 | Përditesimi i fundit: 2025-01-09 14:55:20

Sot  u prezantua në Kryeministri, ‘Ura për Shqipërinë 2030’, programi i zhvillimit që synon transformimin e infrastrukturës publike në Shqipëri. Kryeministri Rama u shpreh se ky program ka si qëllim ndërtimin e veprave të reja në fusha të ndryshme, si infrastruktura publike, administrata, turizmi, kultura dhe shoqëria, duke u bazuar në praktikat më të mira europiane.