Urdhëroi djegien gjallë të të dashurit 61-vjeçar, fqinjët për Marjeta Karaj: U çuditëm kur e dëgjuam, ishte goc e mirë

15 Dhjetor 2022, 17:38

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka pyetur fqinjët e Marjeta Karaj, të cilët e kanë treguar se janë çuditur kur kanë dëgjuar lajmin se kishte vrarë të dashurin në 2017.

“Goc e mirë, goc e urtë. Nuk e kam dëgjuar për një llaf të keq, , s’ka pasur konflikte”.

“Njihet për grua e mirë, jemi habitur kur e kemi dëgjuar, s’ka pasur konflikte. Tani jeton me burrin dhe gocën, ka nja 20 vjet që e njihja”, thanë fqinjët për Report Tv.