Uzuni e Cikalleshi s’thirren në Gjermani, debate në studio: Kush i la jashtë?!

29 Maj, 07:19

Trajneri i Kombëtares së futbollit, Sylvinho shpalli pasditen e së hënës listën me 27 emrat për në Europianin 2024, që zhvillohet në Gjermani nga 14 qershori - 14 korrik.

Në "Repolitix" me gazetarin Denis Minga në Report TV u analizua lista e Sylvinhos dhe mënyra sesi zgjidhen lojtarët për ekipin Kombëtar. Jashtë listës mbetën emra si Cikalleshi, Uzuni apo Bare që kanë kontribuar për vite në ekip. Veç mungesës së ftesës, Cikalleshi këtë të martë njoftoi largimin nga ekipi kuqezi.

Në lidhje me listën dhe emrat e ftuar dhe mungesat, ish-Sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Eduard Prodani u ndal edhe te mungesa e Cikalleshit.