Vaksina e gripit dhe ajo e COVID mund të bëhen në një kohë, mjekja: Grupet e riskut duhet ta kryejnë vaksinën e gripit

17 Tetor 2021, 23:07

Krahas  COVID-19, periudhës së vjeshtë-dimrit i shtohet edhe qarkullimi i gripit. Mjekët këshillojnë që vaksina e gripit dhe ajo kundër COVID mund të aplikohen të dyja dhe nuk shkaktojnë probleme. Edhe vetë qytetarët janë interesuar për ta bërë vaksinën ndaj gripit.

"Çdo vit kryhet vaksina e gripit në periudhën fund tetori-fillim nëntori. Çdo pacientë paraqitet në qendër shëndetësore dhe kryen këtë vaksinë. Personat që kanë kryer dy doza të vaksinës anti-COVID dhe janë të gatshëm për të kryer vaksinën  e gripit tani dhe mund t’ia aplikojmë pa asnjë problem", tha drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.10, Jonida Diko.