Vaksinimi i detyrueshëm, Inspektorati Shëndetësor: 75% e kanë përfunduar! Rritet interesi tek të rinjtë

21 Janar 2022, 18:36

Për 10 ditë janë kryer 1200 inspektime nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor për kategoritë e personave që i përfshin vaksinimi i detyrueshëm. Zyrtarisht për Report Tv, ISHSH konfirmoi se 75% e tyre janë të vaksinuar. Ndërkohë pas valës goditëse nga varianti Omicron dhe rritjes së rasteve është shtuar interesi i të rinjve për t’u vaksinuar.