Vaqarri me shkollë të re, Veliaj: Në finale, llogjet dhe debatet i merr era, ne jemi grupi që punojmë të tjerët merren me llafe

13 Gusht 2022, 14:14

Lagja e re e rindërtuar e pas tërmetit në Vaqarr së shpejti do të ketë edhe shkollën e re. Fëmijët që banojnë në këtë Njësi Administrative do të kenë të njëjtat kushte dhe standarde si shkollat në qendër të kryeqytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet për shkollën e re “Bedri Llagami”, e cila do të jetë funksionale në semestrin e dytë shkollor, duke u bërë pjesë e paketës së 12 shkollave të reja që hapen këtë vit shkollor.