Variantet e reja të COVID-19, ministrja e Shëndetësisë apel për vaksinim: Mos neglizhoni dozën e tretë

27 Nëntor 2021, 12:49

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë sërish thirrje për vaksinimin, në një kohë kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rritur alertin për variantet e reja të COVID-19. Gjatë një inspektimi në qendrën shëndetësore të Vorës, Manastriliu iu bëri thirrje qytetarëve që të mos e neglizhojnë dozën e tretë anti-COVID.