Varianti Delta, ISHP: Ka dyshime të arsyeshme, por ende s’ka prova zyrtare! Vaksinohuni para vjeshtës

13 Korrik 2021, 18:52

Instituti i Shëndetit Publik është në monitorim të situatës epidemiologjke por ende nuk kanë evidenca zyrtare për praninë e varianti Delta në Shqipëri, ndonëse kanë dyshime të arsyeshme.

Kemi dyshime të arsyeshme dhe prandaj po vazhdojmë po monitorojmë situatën, por evidenca nuk kemi akoma, zyrtarisht nuk kemi evidenca. Mendojmë të vijojmë me testime dhe monitorimin e situatës dhe epidmiologjike po ashtu dhe të laboratorit”-tha shefja e laboratorit të virologjisë në ISHP, Iris Hasibra.