Varianti Omicron, Ulqinaku në Report Tv: Deri në 5 mijë raste në ditë me COVID-19 brenda janarit!

30 Dhjetor 2021, 22:32

Dy tre muajt e fundit, ka një ulje të personave që hospitalizohen. Dominon mosha mbi 65 vjeç, por ka pasur edhe raste jo të rralla kur ata që janë shtruar ishin personat mbi 30 vjeç. 90% e personave të shtruar në spital janë të pavaksinuar. Nga ana tjetër personeli mjekësor ka marrë edhe dozën e tretë, mbi 85% prej tyre kanë marrë dozën përforcuese. Janë përgatitur për të vazhduar "luftën".", u shpreh ai.

I  ftuar në "Repolitix" ishte edhe mjeku i njohur nga Spanja Kita Sallabanda, i cili pavarësisht se vlerësoi procesin e vaksinimit në Shqipëri tha se ka dy probleme që po behën pengesë në "luftën" me pandeminë. Mjeku fillimisht theksoi faktin se shqiptarët nuk zbatojnë masat anti-COVID dhe së dyti "ndëshkoi" fenomenin e "falsifikimeve të certifikatave të COVID".

"Qeveria shqiptare ka punuar shumë mirë për gjetjen e vaksinave. Por problemi i parë është që nuk po ndërgjegjësohen njerëzit në zbatimin e masave anti-COVID. Problemi tjetër është se merren shpesh certifikata falco. Kjo duhet të zgjidhet në mënyrë radikale.", tha ai.

Në këtë pikë mjeku shqiptar në Spanjë, mori si shembull "Festivalin e Këngës" i cili u zhvilluar mbrëmjen e djeshme duke thënë se publiku ishte pa maskën anti-COVID.

"Mendoj që kishte ardhur koha të merreshin këto masa për vaksinimin e detyrueshëm.  Unë pashë dje "Festivalin e Këngës", dhe në sallë nuk kishte asnjë njeri me maskë. Në një ambient të mbyllur, sipas rregullave duhet të mbahej maska, nuk pashë asnjë! Kur në një festival kaq të rëndësishëm, njerëzit nuk japin shembull të mirë çfarë presim nga të tjerët", shtoi ai.

Doktori përmes një tabele tregoi se kombinimin ideal për efektivitetin më të lartë të vaksinën me marrjen e dozës së tretë ndaj variantit omicron.