Vatra e zjarrit aktive prej 5 orësh, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Orosh të Mirditës

25 Korrik 2022, 17:38

Ka nisur ndërhyrja me helikopter nga ajri për shuarjen e flakëve në fshatin Ndërshen të Njësisë Administrative të Oroshit në Mirditë. Zjarri në masivin pyjor është aktiv që prej orës 12:00 dhe flakët u përhapën me shpejtësi në disa drejtime.

Po ashtu në operacion vijojnë të jenë dhe zjarrfikësit e strukturat e tjera vendore, nën drejtimin e pefektit të qarkut Lezhë Gjergj Prendi.