Vau i Dejës, kandidatët e PD për Këshillin deklarojnë mbështetjen për Zef Hilën e Berishës: Drini, kandidaturë personale e Alibeajt

10 Prill 2023, 12:03

Kandidatët për Këshillin Bashkiak të PD-së në Vaun e Dejës kanë dalë në mbështetje të Zef Hilës, kandidatit të Berishës për kryebashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Përmes një deklarate të paralajmëruar më herët ata thonë se mbështesin Hilën edhe pse kandidatja e PD për kryetare bashkie Klomentina Drini vazhdon garën.