Një 36-vjeçar është vendosur në pranga pasi kishte kultivuar 462 bimë narkotike, në pronën e tij, në fshatin Hajmel. Procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i këtij fshati, për shpërdorim detyre.
Në pranga dhe një 50-vjeçar, sepse gjatë kontrollit në magazinën e tij, ngjitur me pronën e 36-vjeçarit, u gjet 1 armë zjarri automatik me municion luftarak.