Në qarkun e Tiranës janë numëruar deri tani 1121 nga 1282 qendra votimi, që përbën rreth 87.4% të totalit. Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ, PS kryeson bindshëm me 177,831 vota ose 47.62%, duke mbajtur epërsinë në kryeqytet. Në vend të dytë renditet koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë e Madhe (PD-ASHM) me 132,003 vota, që përfaqësojnë 35.35% të votave.
Përtej këtij rezultati, shihet se PD ka pësuar një rënie në përqindje me 10.4% në krahasim me 2021. Ndërkohë, subjektet e tjera kanë marrë më pak se 2% të votave secila.