Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria në Tiranë, reagon Policia: Humbi jetën pas një arresti kardiak

9 Janar, 14:45

Policia ka reaguar për 12-vjeçarin Leo Sadiku që humbi jetën një ditë më parë (8 janar) në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës.

Në një njoftim zyrtar blutë bëjnë me dije se i mituri ndërroi jetë pas arresti kardiak.

“Më datë 08.01.2025, në QSUT, Tiranë, ka humbur jetën, një 14-vjeçar, banues në fshatin Pocestë, Maliq. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale (arrest kardiak)”, informoi sot policia.