Vdekja e 22-vjeçares nga Kenia, lirohet shoferi i kazinosë që e shoqëroi në Durrës! Merret në pyetje shoqja e saj, burime: Dha detaje të reja për ngjarjen

26 Shkurt 2023, 16:46

Shoferi i kazinosë ku punonte 22-vjeçarja nga Kenia Joy Ayoko u la i lirë nga policia disa orësh pas dhënies së dëshminë e tij në lidhje me dyshimet e hetuesve se mund të ketë gisht në rrahjen dhe dhunimin e të resë. Ai ka deklaruar se ka qenë i lidhur me Joy-n, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kanë qenë të ndarë dhe nuk kishin më lidhje me njëri tjetrin.