Vdekja e Lear Kurtit, përfaqësues të Rithemelimit protestojnë para komisariatit në Lezhë: Të bëhet drejtësi, mund të ishte secili nga ne

21 Tetor 2022, 19:59

LEZHË- Qytetar dhe përfaqësues të Rithemelimit të PD-së, janë mbledhur pasditen e sotme në Lezhës për të protestuar për vdekjen e Lear Kurtit, i cili humbi jetën një ditë më parë pasi u shoqërua policia. Të pranishmit u mblodhën para komisariatit të policisë në Lezhë dhe ndezën qirinj për viktimën.