Vdekja e Lear Kurtit, rreth 50 protestues i përgjigjen apelit të Berishës, nisen drejt Kryeministrisë! Të pranishëm eksponentë të 'Rithemelimit'

21 Tetor 2022, 21:19

TIRANË- ‘Drejtësi për Learin!’ Kjo është motoja me të cilën po protestojnë dhjetëra qytetar në Tiranë, pas vdekjes së të riut Lear Kurti, i cili ndërroi jetë në komisariat, pasi u shoqërua nga policia. Qytetarët kanë ndezur qirinj para ambienteve të Ministrisë së Brendshme dhe më pas janë nisur drejt kryeministrisë, duke bllokuar edhe qarkullimin në Bulevard.