Vdes në Tiranë 'mbreti' polak i tregtisë së armëve! Trafikoi armë nga Shqipëria me gruan e ish-kreut të SHIU, Ylli Zyla! Shqiptarja.com zbuloi skandalin

26 Korrik 2022, 19:50

Andrzje Izdebski, 71-vjeçar nga Polonia, i njohur si një tregtar armësh dhe aparatesh respiratorë gjatë kohës së pandemisë COVID-19 është ndarë nga jeta në Shqipëri. Mediat polake shkruajnë se ai ka vdekur në Tiranë dhe lajmi është konfirmuar edhe nga INTERPOL! Ai ishte ortak në disa kompani me gruan e ish-kreut të SHIU, Ylli Zyla, i cili pasi Shqiptarja.com zbuloi skandalin dha dorëheqjen.