Veliaj: 7 milionë turistë në vit, e jashtëzakonshme për Tiranën! Kullat janë hotele me emra të mëdhenj si Intercontinental, Mariott, Melia

1 Tetor 2022, 15:33

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me Kryeministrin Rama ishin sot të pranishëm në prezantimin e konkursit ndërkombëtar për projektin prestigjioz të qendrës Tirana Multifunctional Center, u shpreh se Tirana deri në fund të këtij viti, për herë të parë, do të kapë shifrën e 7 milionë turistëve. Ai tha se strukturat hoteliere në kryeqytet duhet të jenë në të njëjtin nivel dhe të kenë kapacitete pritëse për të përballuar këto shifra.