Veliaj: Krenar për triumfin e Florianit në Tiranë, pas saj fshihet shumë punë e mund

27 Gusht 2022, 12:41

Gjatë ceremonisë për nderimin e kampionit Florian Marku, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Floriani mund të kishte zgjedhur çdo arenë, në çdo vend të botës, por zgjodhi Shqipërinë dhe Tiranën për të triumfuar. Kryebashkiaku tha se pas një fitoreje të madhe, ka shumë punë, mund dhe djersë.