Veliaj me kompanitë e taksive: Tirana, qyteti me më shumë taksi elektrike në rajon, liberalizimi i tregut modernizoi shërbimin

22 Shkurt 2023, 20:26

Shërbimi taksi në kryeqytet, pjesë e rëndësishme e transportit publik, është transformuar tërësisht në 8 vitet e fundit. Gjatë një takimi me përfaqësues të kompanive të taksive në Tiranë, në kuadër edhe të fillimit të punës për zhvillimin e Planit Strategjik 5-vjeçar të transportit publik, kryebashkiaku Erion Veliaj, u shpreh se ky transformim ka shërbyer edhe si një kartolinë për kryeqytetin për këdo që e ka vizituar, sidomos gjatë vitit të Kryeqytetit Europian të Rinisë.