Veliaj me shoqatat e hotelerisë në Tiranë: Këto janë ditët më të mira për Tiranën! Rreth 4 mln e gjysmë turistë vizituan vjet kryeqytetin shqiptar

4 Mars 2023, 14:41

Në një bashkëbisedim me përfaqësues të shoqatave të hotelerisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh krenar për rritjen që ka pësuar industria e turizmit gjatë viteve të fundit, për të cilën ai tha se “po jeton ditët e saj më të mira”.