Veliaj në Ukrainë, pritet nga Zelenksy: Nënshkruam memorandum për mbështetjen e rindërtimit të qyteteve të Ukrainës

19 Gusht 2022, 19:24

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka qenë në një vizitë në Ukrainë të premten. Lajmin e ka dhënë vetë presidenti i Ukrainës, i cili ka falënderuar delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane, që do të mbështesin punën për rindërtimin e qyteteve të rrënuara nga lufta ruse.