Veliaj nga qelia: Në dosjen prej sigurimsi të Dados nuk gjendet asnjë rresht që kam marrë ryshfet! Gjyqtari i paduruar që t’i jepte Sali fundërrinës lajmin e pengmarrjes time pa gjyq

14 Shkurt 2025, 14:18 | Përditesimi: 14 Shkurt 2025, 15:22

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj hedh edhe njëherë poshtë akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij dhe bashkëshortes, Ajola Xoxa. Ky është reagimi i parë i Veliajt që pasi u la në fuqi masa e arrestit me burg, ndërsa në 'Facebook' shkruan se në dosjen prej sigurimsi të prokurorit Ols Dado nuk gjendet asnjë rresht ku të shkruhet se ai ka kërkuar apo marrë ryshfet.

I.M/Shqiptarja.com