Veliaj nga shkolla e re 'Andrea Stefani': Zgjidhje e nevojës për shkolla në zonat si Lapraka dhe Astiri

13 Korrik 2022, 12:44

Një tjetër shkollë 9-vjeçare i shtohet buqetës së institucioneve të reja arsimore që hapin dyert këtë shtator. E dizajnuar nga arkitekti i njohur italian, Stefano Boeri, shkolla “Andrea Stefani”, e integruar me parashkollor, do u shërbejë mbi 1 mijë nxënësve të komunitetit që jetojnë në zonën e Astirit dhe Doganës. Shkolla e re u vizitua nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Paulin Sterkaj.