Veliaj pritet nga Nancy Pelosi në Washington: Lidhja jonë është më shumë se aleancë shtetesh, është aleancë popujsh

15 Shtator 2022, 13:59

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet për një vizitë në Uashington, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan. Veliaj u prit nga kryetarja e Kongresit, Nensi Pelosi, si dhe nga ish kandidati për President të SHBA-së, senatori Mitt Romney.