Kryebashkiaku Veliaj mban premtimin për 199 familje që u strehuan sot në lagjen më të re në Tiranë, atë të Zall Herrit. Veliaj më herët kishte thënë se në shtator lagjja e Zall Herrit do të jetë gati për të mirëpritur banorët e saj të rinj dhe ashtu ndodhi. Sot Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me kryeministrin Edi Rama përuruan hapësirën e re të urbanizuar e me të gjitha shërbimet e nevojshme për komunitetin në Zall Herr. Kryebashkiaku Veliaj tha se pavarësisht fjalëve që thuhen, Bashkia Tiranë dhe Qeveria shqiptare do të vijojnë punët për ta bërë Tiranën një “Zonjë” dhe Shqipërinë moderne. “Ka shumë nga ata njerëz “të lodhur”, njerëz që e kanë shpresën e tyre që kryetari i bashkisë dhe kryeministri do të hyjnë në një konflikt dhe do ju dhurojnë atyre pushtetin, njerëzve që e kanë pasur në fakt pushtetin, që e kanë pasur në dorë Tiranën, që e kanë pasur në dorë Zall-Herrin edhe nuk e di dhe sa herë duhet të luten edhe sa kallo duhet të kenë në gjunjët e tyre që të luten që unë një ditë dhe kryeministri nuk do të shkojmë mirë, shanset janë zero presje hiç që kjo të ndodhë. Për të gjithë ata që luten që ne të kemi një konflikt të madh, dua t ju them këtë. Bashkia e Tiranës dhe qeveria po diskutojnë se si nga një situatë ku në kishim një nga 10 ndërtime në paligjshmëri, në situatën që kemi sot, një në 10 mijë ndërtime në paligjshmëri, si të adresojmë dhe ato pak raste që kemi. Kush uron dhe kush mendon që në këtë përpjekje që ne kemi për ta bërë Tiranën zonjë dhe për ta bërë Shqipërinë moderne, ne do të kemi konflikte, inate dhe përçarje duhet ta harrojnë. Probabiliteti është zero presje hiç”, u shpreh Veliaj.
Në konflikt me Ramën? Veliaj: Deklarata që bëhen nga njerëz ‘të lodhur’
-
TAG:
- veliaj
Video të tjera
-
Amnistia penale miratohet më 18 qershor, qeveria parashikon ndryshim të datës kufi. Zv. ministrja për Report Tv: Rritet numri i përfituesve, zero tolerancë subjekteve të SPAK
11 Qershor, 16:16 -
Mbytja e 15-vjeçarit në pishinën GLOW në Gjirokastër, arrestohet pronari, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë
11 Qershor, 16:09 -
Report Tv zbardh dosjen/ Si u vra efektivi Enea Mekolli? Në operacionin në Maliq, mori pjesë edhe një çoban! U vesh me uniformën e policisë
11 Qershor, 15:59 -
Zhdukja e Eglant Koçit/ Report Tv në vendin ku u mor peng, zyra e autorit e blinduar, kamera e sigurisë e shqyer dhe me njolla gjaku! Policia kontrolle në zonat malore të Tiranës
11 Qershor, 12:37 -
Mashtrim me call center, 4 në pranga në Tiranë! 49 punonjës nën hetim, sekuestrohen 107 pajisje
11 Qershor, 09:49 -
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi i dendur ‘pushton’ zonën
10 Qershor, 22:04 -
Rrethimi i lartë me gjemba që ka ngritur Bashkim Ulaj në Rrjoll, Prek Molla: Të shtunën protestë, do shembin gardhin si në Zvërnec
10 Qershor, 17:26 -
Fati i të riut Koçi ende mister prej 6 ditësh, kamera kap autorin me motorin e 34-vjeçarit! ‘Mand dhelpra’ doli me qese të zezë nga vendi i pengmarrjes (VIDEO)
10 Qershor, 15:09 -
Goditja e grupit kriminal në Tiranë, pamjet kur trafikanti i shet armë agjentit të policisë
10 Qershor, 15:06 -
GJKKO nuk lejon transmetimin live të gjyqit për Veliajn, Ndreca i drejtohet KLGJ-së: Anuloni udhëzimin tuaj të 2023-shit që përdoret nga gjykatat për të ‘mbyllur’ seancat
10 Qershor, 14:10 -
Cllevio sprapset nga pajtimi me reperin: S’bëhem shok me njerëz të imoralshëm!
10 Qershor, 13:53 -
Veliaj mungon në gjyq: Mbajtja në kafaz antikushtetuese!
10 Qershor, 13:39 -
Tiranë/ I veshur me të bardha, pamjet kur autori që dyshohet se rrëmbeu 34-vjeçarin largohet në errësirë me motorin e Koçit
10 Qershor, 13:07 -
Tiranë/ Pamjet kur autori që dyshohet se rrëmbeu 34-vjeçarin largohet në errësirë me motorin e Koçit
10 Qershor, 12:57 -
Veliaj mungon në gjyq: Mbajtja në kafaz antikushtetuese!
10 Qershor, 12:13 -
Gjyqi për Laert Haxhiun, Cllevio paraqitet në GJKKO
10 Qershor, 11:51 -
Të shtëna me armë zjarri në Shëngjin, plagoset një person
10 Qershor, 11:31 -
Aksident në aksin Korçë-Bilisht, në gjendje të rëndë motoristi
10 Qershor, 11:11 -
Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë! 4 në pranga, 2 në kërkim!
10 Qershor, 09:25 -
Në kërkim nga Spanja për tentativë vrasje, arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari! Pritet ekstradimi
10 Qershor, 09:15