Veliaj thirrje kandidatëve për Tiranë: Detyra jonë të marrim vendime që tu shërbejmë të gjithëve, jo tu pëlqejmë të gjithëve

1 Mars 2023, 14:50

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për Report Tv përcolli një mesazh për rivalët e tij për zgjedhjet lokale të 14 majit. Sipas Veliajt nuk vendimet që merren nuk u pëlqejnë të gjithëve, por ama është e rëndësishme që t’u shërbejnë të gjithëve.

‘Kjo është e bukura e demokracisë pasi secili do të ketë mundësi që të sjellë idetë e veta. Në Tiranë nuk ka një krizë banesash. Problemet me mungesën e strehimit ne nuk i kemi, ne s’kemi endacakë që flenë në rrugë. U uroj të 7-tëve shumë sukses. Është tjetër gjë ta komentosh nga divani, por duhet të marrësh një vendim, vendimet nuk u pëlqejnë të gjithëve. Detyra jonë është tu shërbejmë të gjithëve, jo tu pëlqejmë të gjithëve. Kur ndërtojmë këto shkolla të reja, kur ndërtojmë rrugë të reja, do të ndërtojmë krosi të dedikuara për autobuzët.’- tha Veliaj.