Velipojë, futi skafin në zonë të ndaluar, drejtuesi nuk pranon të japë dokumentet! 50 mijë lekë gjobë dhe i bllokohet mjeti

12 Gusht 2022, 15:01

Policia Kufitare e Shkodrës ka bllokuar një skaf dhe ka gjobitur pronarin 42-vjeçar me 50 mijë lekë për shkak se mjeti ka hyrë në një zonë të ndaluar dhe për më tepër drejtuesi ka refuzuar të tregojë dokumentet.