Vendet e BE gjejnë dakordësinë: Liberalizim i vizave me Kosovën nga 1 janari 2024! Vendimi mund të kalojë brenda këtij viti

22 Nëntor 2022, 14:49

Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024. Radio Evropa e Lirë merr vesh se pajtimi u arrit në një takim të këshilltarëve për viza të martën në Bruksel.