Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë: Ish-komandanti i UÇK-së Salih Mustafa, u detyrohet 207 mijë euro viktimave të tij

6 Prill 2023, 16:52

Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, ka nxjerrë të enjten një vendim, me të cilin e detyron ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Salih Mustafa, t’ua paguajë 207 mijë euro viktimave të vrasjes së paligjshme, ndalimit arbitrar dhe torturës.